E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise moti i keq rrezikon ndeshjet

Ne Grupin A spikat takimi midis Kamzes dhe Dinamos. Ne grupin B takimi me i rendesishem eshte ai midis Elbasanit dhe Vllaznise

Sot dhe neser do te luhen ndeshjet e para cerekfinale ne Kupen e Shqiperise nga ku do te percaktohen tete ekipet qe do te vijojne me tej. Gjithsesi kushtet e veshtira atmosferike mund te shtyjne mjaft takime. Keshtu nder ato qe mund te jene me ne rrezik duket se eshte takimi i Velipojes ku Ada pret Tiranen si dhe ai Ballshit ku Bylisi vendas pret Flamurtarin.

Grupi A

Ne grupin A Flamurtari kryesues i Superliges do ta luaje ndeshjen e pare ne fushen e Bylisit. Dinamo dhe Tirana do te jene te impenjuara perkatesisht ne transfertat me Kamzen dhe Aden. Te tri takimet e lartpermendura do te luhen sot ne oren 1300 ndersa te enjten Kastrioti dhe Shkumbini rigjejne njeri-tjetrin pas sfides se te henes ne kampionat ku vendasit fituan me rezultatin 2-0.

Ne grupin B

Ne grupi B Besa qe mban kuroren e fitueses se Kupes do te udhetoje drejt Roza Haxhiut te Lushnjes. Ndersa ne Erseke Gramozi vendas do te prese skuadren e Lacit. Takimi i trete qe do te luhet sot per kete grup eshte ai i Elbasanit. Verdheblute do kerkojne ngushellim ne Kupe perballe Vllaznise ne Ruzhdi Bizhuta. Nderkohe qe nje ndeshje mjaft interesante do te luhet neser ne Korce Skenderbeu vendas pret Teuten.

Kupa e Shqiperise turi 2 vajtje

Grupi A

Te merkuren ora 1300

Kamza - Dinamo

Ada - Tirana

Bylis - Flamurtari

Te enjten

Kastrioti - Shkumbini

Grupi B

Te merkuren ora 1300

Lushnja - Besa

Gramozi - Laci

Elbasani - Vllaznia

Te enjten

Skenderbeu - Teuta

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›