E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eto’o është gati të kthehet në fushë: Nënshkrimi është afër

Në mars mbush 40 vjeç, është larguar nga futbolli zyrtarisht para 14 muajsh, por mund të befasojë duke u rikthyer edhe njëherë për të luajtur në Spanjë

Ka bërë tifozët e Interit të ëndërrojnë dhe jo vetëm. Ka deklaruar largimin e tij nga futbolli i luajtur 14 muaj më parë, më 7 shtator 2019. Një javë më parë doli i padëmtuar nga një aksident i frikshëm. Por tani, pothuajse në moshën 40 vjeçare, Samuel Eto’o është gati për një kthim të bujshëm në fushë. Ideja e çmendur erdhi tek Racing Murcia, një ekip spanjoll i divizionit të tretë, i cili do të sfidojë Levante në raundin e parë të Copa del Re. Këto janë fjalët e presidentit të klubit andaluzian në Radio Marca: “Mundësia e një nënshkrimi është 50%. Javën e ardhshme do të dimë nëse mund ta blejmë. Kemi investitorë në Meksikë dhe Emirate, të cilët mund të mbështesin financiarisht operacionin. Ne tashmë kemi një plan B. Ne e dimë që loja kundër Levante është shumë e rëndësishme, është koha për të bërë disa përjashtime “.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›