Frost: Nuk e ndryshojmë pozicionin tonë ndaj BE-së për Brexit

Londra nuk do ta ndryshojë pozicionin e saj në negociatat e vazhdueshme me Bashkimin Europian për Brexit, deklaroi negociatori britanik, David Frost.
“Ne jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje, por e vetmja e mundshme është ajo që është në përputhje me sovranitetin tonë kombëtar dhe me rikuperimin e kontrollit mbi ligjet tona, tregtinë tonë dhe ujërat tona”, theksoi ai.
”Ky ka qenë pozicioni ynë që nga fillimi dhe unë nuk do ta ndryshoj atë”, shtoi Frost, duke nënvizuar se bisedimet kokë më kokë me negociatorin e BE, Michel Barnier do të rinisnin sot.