Eto’o nuk përmbahet pas Brazil-Kore, sulmon një youtuber algjerian

Samuel Eto’o, president i federatës së futbollit të Kamerunit, sulmoi një person teksa po dilte nga 974 Stadium, skena e ndeshjes mes Brazilit dhe Koresë së Jugut. Ish-sulmuesi i Interit, një nga ambasadorët e turneut, ishte ndaluar nga disa fansa, të cilët i kërkuan autografe dhe selfie. Në një moment u afrua një youtuber algjerian, i kompletuar me një videokamerë, i cili filloi t’i bënte pyetje.
Eto’o u përgjigj në të njëjtën mënyrë, më pas filloi ta ndiqte, duke humbur kontrollin. Ish-qendërsulmuesi i ka rrëmbyer aparatin dhe e ka shkelmuar. Të gjitha nën sytë e të pranishmëve: disa u përpoqën ta ndalonin, të tjerë filmuan incidentin. Videoja është postuar në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta.
Sipas disa të pranishmëve, youtuberi i kishte bërë pyetje Eto’o-s për drejuesin e ndeshjes Gassama, i cili arbitroi mes Kamerunit dhe Algjerisë, vendimtare për kualifikimin e kombëtares së Kamerunit në Kupën e Botës. Arbitri ganez u kritikua ashpër nga Algjeria. Në fund të ndeshjes, trajneri Belmadi deklaroi: “E them pa frikë: këta gjyqtarë nuk e respektojnë vendin tonë. Nuk kërkoj justifikime, këto janë fakte”.