Eto’o nuk stërvitet me skuadrën! Sot vizitat mjeksëore dhe lamtumira
Interi dhe kamerunasi duket se do të ndahen zyrtarisht ditën e sotme, teksa lojtari do të kryejë testet në një klinikë mjekësore në Romë
Në Pinetinën e “Apiano Xhentiles”, gjithçka është bërë gati që t’i jepet lamtumira Samuel Eto’os, pas dy sezonesh plot me suksese te Interi. Kamerunezi që me fanellën zikaltër ka fituar thuajse gjithçka (përjashtim superkupa e Europës). Ndonëse mungon zyrtarizimi, del një e veçantë që ka shumë domethënie. Sot në orën 12.00 në Romë, në klinikën “Villa Stuart”, klubi rus i Anzhit ka prenotuar vizitat mjekësore, pas në cilave do të zyrtarizohet edhe transferimi.
Ndërkohë, Eto’o ka mbërritur në Apiano Xhentile, ku pasdite ka kryer stërvitje me skuadrën në prezencë të tifozëve. Ajo e djeshmja mund të jetë stërvitja e fundit për sulmuesin kamerunez. Të shtunën e shkuar Eto’o, në një konferencë shtypi në Kamerun, ka konfirmuar tratativën me rusët, kishte folur për një befasi të mundshme angleze dhe kishte shtuar se mund të qëndronte tek Interi, por udhëtimi i tij në Rusi duket çështje e kryer. Sipas asaj që është përfolur, delegacioni nga Makhashkala, kryeqytet i Republikës Ruse së Dagestanit, do të vijë po sot në Milano për të mbyllur tratativat me Interin.
Në të vërtetë, Eto’o nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Pasi ra dakort me stafin teknik, sulmuesi ka hyrë në qendrën sportive pa u përshëndetur as me tifozët. Zyra e shtypit zikaltër për momentin nuk po zhbalancohet dhe tani për tani komunikon vetëm se “lojtari është në Apiano dhe sipas programit nuk është prononcuar zyrtarisht.”