E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çesk u kthye: Sfida ime më e rëndësishme

SHKRUAN: Jeton Selimi 16-08-2011 11:40

Rikthimi në shtëpi i djali-mrekulli do të tregohet mbi të gjitha nga mijërat e personave që në një vapë mesdite katalane shkuan në “Camp Nou” për të mos humbur buzëqeshjen e druajtur të Françesk Fabregas. Ka shumë turistë mes 25 mijë tifozëve që kanë zënë vend në unazën e dytë të stadiumit të madh dhe shumë emigrantë amerikano-jugorë që kanë përfituar nga rasti për të futur në stadiumin e ëndrrave të tyre pas për ndeshjet e ligës është shumë i shtrenjtë. Por mbi të gjitha ka shumë familje katalane, nëna, baballarë e fëmijë të lumtur që po shijojnë kthimin e një mrekullie që mund të ndodhë vetëm në Barcelonë: një djalë i krahinës, një enfant du pays, që bëhet një yll i skuadrës blaugrana. “Kam ardhur këtu sepse ndjehem gati për të luftuar për një vend titullari. Tre vite më parë nuk isha, tani po. Sfida është e ashpër sepse mesfushorët e Barcelonës janë lojtarët më të mirë në botë, por jam i vetëdijshëm se mund të gjej hapësirën time. Kam zgjedhur rrugën më të vështirë për t’u përmirësuar ende, por edhe më joshësen”, thotë Çesk në konferencën për shtyp.

Atmosfera që mbizotëron në prezantimin e Fabregas është bombastike dhe nuk kishte si të ishte ndryshe. Por kur pyetjet në lidhje me ndikimin e familjes në këtë vendim bëhen shumë insistuese, Çesk i bie shkurt: “Familja? Atë mund ta shijoja edhe në Londër. Jam kthyer për të punuar, ose për të triumfuar në skuadrën më të bukur e të vështirë të botës. E përsëris, mendoj se kam zgjedhur momentin e duhur: e kam ditur gjithnjë se një ditë do të hipja në këtë tren. Këtë vit e kam detyruar disi unë situatën që të zhbllokohej, sepse ndihesha gati. Sepse Guardiola më jep shumë besim dhe sepse nuk i dihet asnjëherë nëse të vjen më një tren i tillë”. Më pas dy fjalë edhe për Arsenalin e Vengerin. “Të ndahesha nga ai vend ku jetova për tetë vite, më dha emocion e trishtim. Nuk do të kem asnjëherë fjalët e duhura për të përshkruar atë që Venger ka bërë për mua. Ka qenë një baba i dytë, nuk do të më kishte shitur as për 50 milionë, por zgjodhi të plotësonte dëshirën time. Është një njeri i madh dhe më vjen keq që në Barcelonë kanë një imazh të gabuar. E lashë Arsenalin sepse aty nuk fitohet kurrë asgjë? Jo, nuk është ky motive edhe pse shuheshim gjithnjë në sprintin final.”

Ja si do t’i përfitojë

Arsenali 40 mln eurot

Janë mbyllur edhe detajet me shifrat ndërsa Çesk ka nxituar të bashkohet me miqtë e tij Pike e Mesi, shokë në skuadrën kadete blaugrana. Arsenali ka pranuar më në fund 29 milionë eurot që do të paguhen në dy këstev në gusht e shtator. Bonuset kanë të bëjnë me dy kampionate, secili 2.5 milionë euro, një Champions që vlen 1 milionë euro për një total prej 6 milionë eurosh. Çesk ka hequr një milion në vit nga kontrata e tij pesëvjeçare, duke ua kaluar anglezëve. Kostoja përfundimtare mund të kapë 40 milionë eurot. Por, të kthesh në shtëpi djalin-mrekulli nuk ka çmim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›