E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joshja nga Reali Madridi

Fakti se një lojtar i tillë, një nga dëshirat e shumë klubeve në këtë vit 2011, nuk e ka një vend titullari të garantuar, tregon se Barcelona e ka marrë edhe për ta hequr nga merkatoja. Rreziku ishte Real Madridi, që mund të kthehej në sulm, pasi kur ishte Kapelo trajner në vitin 2006, thuajse e kishte marrë. “Nuk kam ndërmend të komentoj kontaktet e mia me Realin, por mund të them se me mua kanë qenë gjithnjë të sjellshëm. Rivaliteti me Barcelonën është brutal dhe e di se më presin beteja të mëdha. Kjo nuk e largon admirimin që kam për klubin dhe lojtarët”. Dhe të mërkurën në mbrëmje është ndeshja e kthimit e superkupës. “Fizikisht jam shumë mirë, nëse Guardiola më jep besimin, jam gati të luaj dhe mezi pres të stërvitem sonte në darkë (dje). Tiago më ka lënë numrin 14, është një gjest që e nderon. E falënderoj nga zemra sepse për mua është një numër special. Sançez? Më ka folur Sanja që u ndesh me të në kombëtare. Më tha se është shumë i fortë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›