E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Kam 60 video-përgjime

Prifti shprehet se këto ditë prokuroria ka nxjerrë fakte se ekziston dhe një video-përgjim e tretë përveç 2 të tjerave.

Prifti shprehet se këto ditë prokuroria ka nxjerrë fakte se ekziston dhe një video-përgjim i tretë përveç 2 të tjerave. Prifti bën të ditur se në këtë video të tretë në duart e prokurorisë shfaqet botuesi i "Gazeta 55", Fahri Balliu teksa kërkon favore.

“Është një video e tretë, aty shfaqet botuesi i ‘Gazeta 55’, Fahri Balliu që më kërkon favor. Z Balliu ka ardhur shumë herë në zyrën time, unë e njoh prej vitesh, ai është një mik i z.Meta, hallexhi z Balliu. Të gjithë që vinin në zyrën time vinin për ndonjë hall. Por kjo video është një sekret hetimi, dhe unë nuk flas dot më gjatë pasi Prokuroria e ka shpallur me vendim të vecantë sekret hetimi, por theksoj se ndodhia aty është interesante. Balliu ofroi diçka dhe kërkoi dicka. Tani për cfarë ishte i interesuar, ai interesohej për gjithë sektorët. Mund të them se kishte disa probleme ligjore për të zgjidhur Balliu, unë nuk ja zgjidha, ja zgjidhi më pas Meta”.

I pyetur sesa video ekzistojnë vërtet, Prifti pranon se ka shumë të tilla. “Janë shumë video. Po përmend Presidentin Nikson, ai bëri 62 video me takimet që bënte në zyrë, dhe unë jam aty afër atij numri. Janë regjistrime që kam bërë me familjen e Metës, njerëz të tjerë që vinin me takonin, ka shumë emra të njohur që vinin më kërkonin favore, janë të gjitha pjesë e një historie të frikshme që u zhvillua gjatë kohës që isha në qeveri”.

“Nuk dua të bëj asnjë gjë tjetër publike sepse nuk ja vlen. Tek ne funksionon vetëm prokuroria që e çon hetimin deri në fund, por gjykata jo. Pra nuk funksionon sistemi dhe nuk ja vlen të rrezikoj familjen time, jetën time për t’u marrë me këto. Në Shqipëri nuk është koha të bësh këtë lloj lufte, dhe të mbash strese frikën për lloj-lloj gjërash që mund të ndodhin. Derisa në Shqipëri nuk ka sistem që të çojë deri në fund hetimin të dënohet krimi, nuk ja vlen. Këtu të vrasin!”, ka thënë ai. /Start/

                                                                                             2011-09-28 08:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›