NALAS seminar për dialogun mes përfaqësuesit lokalë

"Forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve lokalë të zgjedhur në Shqipëri" është kjo tema e seminarit që po zhvillohet sot Hotel Rogner nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore.
Ndërtimi i një dialogu pozitiv ndërmjet përfaqësuesve lokale dhe roli i tyre kyç si pjesë e një sistem demokratik, pluralist dhe politik është në qendër të këtij seminari i cili është organizuar me mbështetjen e Zyrës Zvicerane të Bashkëpunimit në Shqipëri dhe Pranisë së OSBE-së në vend.
Kryebashkiakë Evropian, anëtarë të Kongresit dhe Kryetarë të Shoqatave Kombëtare të NALAS-it i janë bashkuar këtij eventi për të kontribuar në debat dhe për të ndërtuar një klimë besimi në interes të qeverisjes së mirë dhe për përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.