Etrit Berisha mund të gjobitet, Kapllani gjen golin
Etrit Berisha është bërë një telenovelë gjatë kësaj vere. Një herë ishte ishte shumë pranë nënshkrimit me Lazion, ndërsa më pas u bë zyrtarisht portier i Chievos.Por, të gjitha këto ishin më shumë fjalë sesa vepra, sepse portieri kosovar është ende pjesë e Kalmarit. Madje, ai mund të qëndrojë në klubin suedez deri në dimër, kur edhe i skadon kontrata.
“Nuk kemi arritur marrëveshje me asnjë klub. Lojtari nuk do të largohet nga ne para vjeshtës. Kemi shumë kërkesa nga skuadrat e ndryshme evropiane, ndërsa sezonin tjetër do të vendos ai nëse dëshiron të largohet”, deklaroi drejtori sportiv i Kalmarit, Svante Samuelsson për Radiosporten.
Me gjithë deklaratave të zyrtarit të lartë të klubit suedez, përfaqësuesi shqiptar mund ta ndërrojë mjedisin që në verën e ardhshme për te Lacio. Etrit Berisha rrezikon të ndëshkohet nga FIFA për shkak se ka thyer rregulloren e saj. 24-vjeçar ka thyer këtë rregullore pasi më 28 qershor ka nënshkruar një marrëveshje me klubin e Chievos, kur ende nuk ishte i hapur afati i transferimit të lojtarëve. Ai tash rrezikon të penalizohet nga FIFA dhe të gjobitet me një vlerë prej 20 mijë eurosh.
Sulmues i Kombëtares Shqiptare, Edmond Kapllani ka shënuar gol në ndeshjen e kupës së Gjermanisë. Në takimin e luajtur në transfertë, sulmuesi durrsak ka shënuar golin e tretë për ekipin e tij Frankfurtit. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Kur u dukej se gjithçka do të zgjidhej nga pika e bardhë atëherë Frankfurti shënon dy gola të shpejtë, fillimisht me Liecke në minutën e 113-të, e më pas për t’i dhënë vulën me Kapllanin 4 minuta më vonë.
Emri më i ri që pritet do ti bashkohet kuqezinjve, Taulant Xhaka ka shënuar gol për kampionët zviceran në barazimin 1:1 kundër St.Gallen. Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Xhaka ka realizuar golin e epërsisë për Baselin në minutën e 60 të ndeshjes.