Revoltohet Conte: Dua tjetër Juventus
Juventus nuk din të ngrejë krye këtë sezon përgatitjesh. Bardhezinjtë kanë humbur takimin e dytë radhazi në turneun “Guiness International Cup” ndaj Los Angelos Galaxy. Skuadra amerikane gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të, pas një aksioni të bukur të finalizuar nga Gonzales.”Zonja e vjetër” reagon menjëherë ku vetëm pas tre minutash shënon golin e barazimit me Matrin që shënon golin e parë në ndeshjet miqësore për këtë sezon. Juventusi nuk luan aspak mirë ndërsa Conte gjatë pjesës së dytë hedh një skuadër tjetër por me fëtyrë të njëjtë.
Djemtë e Contes janë të përgjumur dhe në minutën e 60-të edhe lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, Arturo Vidal i dhuron një top Robi Kin që i jep një asisit Donovan për të realizuar golin e avatazhit. Gabimi i radhës është i Pirlo që ashtu si kiliani gabon duke e nxjerr Donovan përballë Bufon, që nuk mundi të shmang golin e tretë. Juventusi është në krizë të thellë në këtë prag sezoni. Bardhezinjtë ende nuk kanë fituar asnjë sfidë miqësore ndërsa Antonio Conte në përfundim të sfidë u kujtoi lojtarëve fjalët e Bufon për të ndryshuar muzikën sepse mund të humbasin Serinë A me këto ritme.
“Bufon u shpreh pak ditë më parë se kishte frikë nga mbingopja pas dy kampionateve të fituar. Mjafton të shikosh sesi i kemi pësuar golat për ta kuptuar rrezikun. Nuk kemi fituar ende asnjë ndeshje dhe besoj se tani ka ardhur moment të ndërrojmë muzikë” – tha Conte.
Në këtë sfidë nuk u aktivizua argjentinasi Karlos Tevez, për shkak të një problem fizik. Gjithsesi 29-vjeçari nuk e dramatizon humbjen, duke theksuar se skuadra është paska e lodhur ndaj nuk po luan mirë por që do të përmirësohet.