Ronaldo, Mourinhos: Unë së pështyj pjatën ku ha bukë

Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur kritikave të Jose Mourinhos të bëra ndaj Real Madridit. Para ndeshjes mes Realit dhe Chelseat në Guines Cup, Ronaldo tha se nuk i intereson aspak se luanndaj Jose Mourinhos.
"Duhet ta dini se ne nuk do të luajmë ndaj Mourinhos, por ndaj Chelseat.Kritikat e tij nuk dojnë shumë shpjegime, ka shumë gjëra në jetë që nuk dojnë fare koment. Unë jam prej atyre që nuk e pështyj pjatën ku ha bukë. Gjithmonë përpiqem për ti respektuar trajnerët dhe njerëzit që kam mësuar prej tyre" deklaroi Ronaldo. /Indeksonline/