E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është Liverpool që e ndalë Tottenhamin

Liverpooli e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 3 me 2 në një ndeshje fantastike me plot gola. Skuadra e Brendan Rodgers arriti një fitore që e mbanë atë ende me shpresë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Suarez shënoj në minutën e 21 për 1 me 0 në një aksion të bukur të nisur nga Coutinho e Enrique. Vertonghen barazoj me një gol me kokë në minutën e 53 të ndeshjes.

I njëjti lojtar kaloj Tottenhamin në epërsi në minutën e 53 të ndeshjes. Downing barazoj në 2 me 2 pas një gabimi të Lloris.

Një penalti të shkaktuar në Suarez, Gerrard e shëndrroj në gol duke ndalur serinë e gjatë të fitoreve të Tottenhamit./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›