Portieri të cilin e dëshiron Arsenali

Portieri i ri italian, Matia Perin mund të jetë pasues i Szczesnyt te Arsenali. Portieri i Genoas në Itali, i huazuar te Pescara po shkëlqen këtë edicion në Serie A.
Talenti 20 vjeçar ka ngjallur interesim edhe nga Barcelona e Milano por që Arsenali thuhet se ka bisedime më të avancuara me të.
Genoa i'a ka bërë gati kontratën portierit të ri italian sipas të cilës kush dëshiron ta blejë atë duhet të paguaj 20 milion euro./Indeksonline/