E Shtunë, 31 Tetor 2026

United nuk i reziston Chelseat në FA Cup

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me Chelsean në kuadër të FA Cup. Vendasit u duk në fillim të ndeshjes se do të arrijnë një fitore të lehtë kur brenda 10 minutash shënoj 2 herë më golat e Chicharitos dhe Rooneyt.

Me këtë rezultat edhe përfundoj pjesa e parë. Chelsea i Rafa Benitez tregoj fytyrën e vërtetë në pjesën e dytë. Futja në lojë e Hazard ishte vendimtare për rikthimin e Chelseat.

Pikërisht ylli belg realizoj një gol fantastik në minutën e 59 të ndeshjes. 10 minuta më pas Ramires shënoj për 2 me 2.

Pas këtij barazimi, tani do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë në "Stamford Bridge" që do të jetë edhe vendimtare për fatin e dy skuadrave në këtë garë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›