E Shtunë, 31 Tetor 2026

Është i Arsenalit, por mban shallin e Tottenhamit!

Mesfushori i Arsenalit, Emanuel Frimpong është paraqitur me një foto befasuese në Twitter. Talenti i Arsenalit, i huazuar te Fulham ka vënë një maskë në fytyrë dhe në dorë mbanë shallin e Tottenhamit.

Kjo foto vije pak ditë para ndeshjes vendimtare mes Tottenham dhe skuadrës së tij, Arsenal.

Nuk dihet nëse me maskën e vënë dhe shallin në dorë, mos ka dashur të fyejë Tottenhamin, apo vetëm të ndezë debate para kësaj ndeshje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›