Euralius III, ndihmë KLD-së për rishikimin e ligjit për inspektimet
TIRANE – Euralius i vjen në ndihmë KLD-së për përmirësimin e kuadrit ligjor, lidhur me inspektimet. Për këtë qëllim, Këshilli i Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me misionin Euralius III organizuan ditën e sotme në ambientet e KLD-së tryezën e rrumbullakët me temë: "Nevoja për rishikimin e kuadrit ligjor mbi inspektimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në këndvështrimin e praktikave më të mira Europiane".
Kjo tryezë u zhvillua me pjesëmarrjen disa prej ekspertëve ndërkombëtarë më të mirë të sistemit të drejtësisë, si Eugenio Maria Turco – gjyqtar në Gjykatën Viterbo, Itali dhe zj. Sylvie Ceccaldi Guebel – përfaqësuese e Inspektoratit të Shërbimit Gjyqësor në Francë.
Të pranishëm ishin gjithashtu edhe zëvendës/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, disa anëtarë të Këshillit, kryeinspektorja dhe Inspektorët si dhe përfaqësues nga Unionit i Gjyqtareve.
Gjatë kësaj tryeze u shkëmbyen eksperienca lidhur me praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me inspektimin e sistemit gjyqësor.
(er.nu/news24/BalkanWeb)