E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008, Artim Shaqiri paralajmëron Anglinë

Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Maqedonisë, Artim Shaqiri, paralajmëroi Anglinë, të së cilës i ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm portierit David Seaman direkt nga goditja e kendit në vitin 2002. Ish-mesfushori i Uest Brom, Artim Shaqiri, beson se Maqedonia ka shanse të mira për kualifikim për Euro 2008, teksa përgatiten për ndeshjen kundër Holandës. 32-vjecari Shaqiri tha për BBC Sport: "Ne barazuam kundër Anglisë për Euro 2004 dhe në kualifikueset e Kupës së Botës ne barazuam dy herë kundër Holandës". "Askush ndoshta nuk e parashikon, por ne kemi ekip të mirë dhe kemi shanse të jemi të parët ose të dytët në grup". Maqedonia e filloi fushatën me një fitore 1-0 me Estoninë jashtë fushe dhe në Grupin E ndodhet së bashku me Anglinë, Izraelin, Estonin, Andorrën dhe Kroacinë
Artim Shaqiri është futbollisti me më shumë ndeshje ndërkombëtare në Maqedoni dhe ka shpresa të larta për fushatën aktuale kalifikuese.
Ai bazon optimizmin e tij te forma e mirë e Maqedonisë nën urdhërat e trajnerit Srecko Katanec, trajnerin që drejtoi Slloveninë në finalet Euro 200 dhe në finalet e Kupës së Botës 2002.
Maqedonia humbi ndeshjen e parë miqësore me Bullgarinë, por ka fituar tre takimet e fundit përfshirë atë kundër Estonisë.
Shaqiri ka mbetur i befasuar nga trajneri i ri i Maqedonisë që ka zgjedhur në ekip një grup lojtarësh që më së shumti luajnë futboll jashtë shteteve ballkanike.
"Qysh kur Katanec morri Kombëtaren të gjithë lojtarët kanë punuar shumë fort", - thotë Shaqiri. "Katanec dëshiron të punojë me një grup lojtarësh. Ne kemi 10 ditë që përgatitemi për ndeshjen kundër Anglisë".
I ngulur thellë në kujtesë e Shaqirit është goli i shënuar kundër Anglisë në stadiumin e Southampton në tetor të vitit 2002. "Është një nga golat me më të bukur që kam shënuar dhe nuk do ta harroj kurrë atë. U shënua kundër Anglisë dhe kundër David Seaman dhe ndryshoi jetën time", thotë ai. "Ne arritëm të merrnin një barazim, unë luajta shumë mirë dhe unë dëshmova se mund të luaja në Angli".
"Përpara ndeshjes të gjithë thoshin se Anglia mund të shënojë pesë ose gjashtë gola, ndërkohë që ata humbën me ne dy pikë".
Kur Anglia udhëtoi për në Shkup për ndeshjen e kthimit kundër Maqedonisë në shtator të vitit 2003, një ndeshje të cilën ajo e fitoi 2-1, Shaqiri ishte sërish në qendër të vëmendjes pasi ai kreu disa ndërhyrje kundër mesfushorit anglez Devid Bekam.
Në janar të vitit 2003, Uest Brom u përpoq të nënshkruante me Shaqirin kur ai luante për CSKA e Sofjes por marrëveshja nuk u arrit për shkak të termave financiarë me klubin bullgar. Përfundimisht Shaqiri u bashkua me klubin anglez në verën e vitit 2003, ndërsa u largua prej tyre dy vjet më pas te klubi danez Aalborg, por tani ai është në rradhët e klubit maqedonas Vardar i Shkupit.
Shaqiri mungoi në fitoren kundër Estonisë për shkak të një dëmtimi, por shpreson të jetë gati përballë Anglisë. "Unë dëshiroj të marrim një rezultat të mirë dhe të luaj", shton ai.
--------------------------
Përgatiti: Aurel Vrenozi
asport@albania-sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›