E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: “Rumania nuk na frikëson dot”

Të gjithë lojtarët e Kombëtares ndihen optimistë për ndeshjen kundër Rumanisë për të arritur rezultatin e dytë pozitiv në fushatën kualifikuese të Euro 2008. Sulmuesi i Sienës, Erjon Bogdani, një nga emblemat e sulmit shqiptar, autor i 7 golave në 29 ndeshje, paralajmëron së Rumania nuk është Bjellorusia. "Rumania është më e fortë dhe ka më shumë traditë në futboll se Bjellorusia. Ajo ka në përbërje të saj lojtarë shumë të mirë, që luajnë me skuadra të mëdha europiane", -thotë ai. "Gjithsesi, kjo gjë nuk na frikëson, pasi skuadra jonë ka fituar shumë pjekuri dhe ne hyjmë në fushë me synimin për të fituar, pavarësisht nga kundërshtari që kemi përballë. Në këtë kënvështrim, nuk bën përjashtim as Rumania", - përfundon autori i dy golaleve të jashtëzakonshëm kundër Ukrainës në shtëpinë e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›