E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Cambiasso-Cruz per Hamsik

Julio Cruz dhe Esteban Cambiasso mund te transferohen ne jug te Italise per te siguruar kalimin e sllovakut ne “San Siro”, kartoni i te cilit kushton jo me pak se 25 milione euro.

Inter pendohet per vendimin e marre para 18 muajve per te mos blere lojtarin sllovak Marek Hamsik. Zikalterit, te cileve Breshia u kerkoi 11 milione euro, bejne nje hap pas duke u rifutur ne loje per te blere mesfushorin e talentuar te Napolit.

Per te shkeputur djaloshin nga klubi i presidentit De Laurentis do te kete pasoja per Interin, pasi Mourinho mund te privohet nga dy lojtare mjaft te rendesishem. Sipas zerave te fundit, Julio Cruz dhe Esteban Cambiasso mund te transferohen ne jug te Italise per te siguruar kalimin e sllovakut ne “San Siro”, kartoni i te cilit kushton jo me pak se 25 milione euro.

Dy argjentinasit ishin protagonistet e Interit te nje sezoni me pare, por me ardhjen e portugezit ne stol, ata mund te kene deshire per te ndryshuar ambient. Me Mourinho-n, Cruz nuk po gjen hapesirat e nevojshme ne sulm, ndersa Cambiasso eshte kthyer ne nje “kopje” te Muntarit. Gjithesesi, keto jane vetem zera, te cilat mund te konkretizohen vetem gjate merkatos se veres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›