E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso nuk beson ne fitoren e dyfishte

Spanjolli preferon te qendroje me “kembe ne toke”, duke pranuar se do jete shume e veshtire te perserise edhe nje here suksesin e para dy javeve.

Fernando Alonso ka mberritur ne pisten e Fuji-t ne Japoni me nje doze te madhe optimizmi pas fitores ne Singapor, por ai preferon te qendroje me “kembe ne toke”, duke pranuar se do jete shume e veshtire te perserise edhe nje here suksesin e para dy javeve.

“E gjithe skuderia eshte e vendosur te provoje edhe nje here te njejten shije. Sidoqofte, une jam realist dhe mendoj se do te jete e veshtire te perserisim te njejtin sukses perballe Ferrarit dhe McLaren. Do japim maksimumin per te marre sa me shume pike sepse lufta per vendin e katert per konstruktore ngelet e hapur”, deklaron piloti i Renault. Me tej, Alonso thekson se skuderia ka punuar per te ndryshuar disa pjese per garat e fundit te sezonit dhe frytet do te duken qe ne garen e Fuji-t.

Ne vijim te fjales se tij, spanjolli kujtoi edhe njehere garen e Singaporit. “Patem nje fillim te veshtire ne kete sezon, prandaj eshte e pabesueshme kur lufton per kreun pak muaj me vone. Ishte nje ndjesi shume e bukur dhe dua te falenderoj edhe nje here gjithe skuderine per sforcimin e bere gjate muajve te fundit sepse fale tyre u mundesua kjo fitore”, perfundoi ish dy here kampioni i botes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›