Euro 2008, shitje rekord per Adidas

Shitjet e produkteve "Adidas" për vitin 2008 priten të jenë 50 për qind më të larta në raport me katër vite më parë, kur i zhvillua edhe kampionati i fundit, ai Euro 2004.
Herbert Hainer, shefi ekzekutiv i kompanisë së dytë më të madhe në botë për produktet sportive, pas amerikanes "Nike", është që sigurojë një xhiro vjetore prej 1.2 miliardë euro.
Shitjet e produkteve "Adidas" janë 10 për qind më të lartë në Euro 2008 s, duke u krahasuar me Kupën e Botës 2006, e mbajtur në Gjermani.
Kompania gjermane parashikon që shitjet në vitin 2008 të jenë të paktën 15 për qind me shumë se në vitin 2007.
"Adidas" është sponsori zyrtari i Euro 2008 dhe i veshjeve të Gjermanisë, Francës, Spanjës, Rumanisë e Greqisë, si dhe 100 lojtarëve të njohur.