Riberi: “Na pret një betejë e fortë me Italinë”

Mesfushori francez Frenk Riberi paralajmëroi shokët e tij të përgatiten për një duel për jetë a vdekje kundër Italisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C.
Dy finalistët e Kupës së Botës 2006 do të përballen në një takim vendimtar për të arritur në cerekfinalet e Euro 2008, pavarësisht se fati i tyre varet nga Holanda.
"Do të jetë një ndeshje e nxehtë, shumë e nxehtë", - tha Riberi. "Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi të dyja skuadrat duan ta fitojnë takimin. Nëse ne nuk do të jemi gati për këtë lloj takimi, atëherë më mirë t'u shtrëngojmë dorën kundërshtarëve tanë përpara se të fillojë ndeshja. Do të jetë një betejë e madhe".
Franca barazoi ndeshjen e parë me Rumaninë (0-0) dhe humbi me Holandën (4-1). Ata pësuan më shumë gola në një ndeshje me Holandën, sesa pësuan në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2006.
"Ne kemi folur me njëri-tjetrin se asgjë nuk ka mbaruar, se ne kemi ende shanse", - shtoi Riberi. "Ne nuk duhet të humbasim besimin te vetja".