Greqia i jep lamtumiren Euro 2008

Me humbjen 1-0 me Rusinë, Greqia, kampionia në fuqi e Europës (deri më 29 qershor, kur dhe do të luhet finalja e Euro 2008), i dha fund aventurës në Kampionatin e 13-të Europian, edhe pse do të luajnë më 18 qershor ndeshjen e radhës me Spanjën, që e ka siguruar një vend në cerekfinale.
Golin e vetëm të takimit për formacionin e holandezit Gus Hidink shënoi Zirianov në minutën e 33-të. Rusia do të luftojë me Suedinë për një vend në cerekfinale. Skuadra suedeze e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic që ndodhet po në kuotën e 3 pikëve, por me golaverazh me të mirë se rusët. Një barazim midis dy ekipeve do të conte në cerekfinale skuadrën e trajnerit Lars Lagerbak.