E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Italia siguron finalet


Italia është kombëtarja tjetër që i bashkohet Gjermanisë së kualifikuar për në finalet e Euro 2012, ndërkohë thuajse të kualifikuara (ndonëse jo matematikisht) janë edhe Anglia e Holanda.

Italianët mundën minimalisht 1-0 Sloveninë duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëve, në krye të grupit C, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje. Vendi i dytë mbahet nga Serbia me 14 pikë, ndjekur nga Estonia me 11 pikë.

Anglia mundi Uellsin, po 1-0 dhe ngjitet në kuotën e 17 pikëve në grupin G. Mali i Zi mban vendin e dytë me 11 pikë, Zvicra të tretin me 8 pikë.

Në grupin E, Holanda mundi 0-2 në transfertë Finlandën. Tulipanët mbajnë vendin e parë me 24 pikë, ndjekur nga Suedia e Hungaria me nga 18 pikë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
Shqipëria humb identitetin në Luksemburg ku mundet ndaj skuadrës më të dobët europiane 2-1. Atëherë kur u mendua se mund të rikuperohej dicka pas zhgënjimit në dy ndeshjet e fundit të këtyre eliminatoreve, kuqezinjtë cojnë në 3 numrin e humbjeve radhazi duke i dhuruar këtë fitore Luksemburgut, të parën për ta në këtë fazë grupesh. Pjesa e parë, Luksemburg-Shqipëri 1-0
Shqipëria është mundur në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Luksemburgut me rezultatin 1-0. U-21, Shqipëria mund 4-3 Moldavinë
Kombëtarja shqiptare e Shpresave ka mundur me rezultatin 4-3 kombëtaren U-21 të Moldavisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2013 të 21-vjeçarëve. Cristiano: Nëse Real Madrid dëshiron, firmos për 10 vite
“E kam thënë shumë herë. Nëse Real Madrid dëshiron, firmos edhe për 10 vite të tjera, deri në fund të karrierës sime, por askush nuk e di të ardhmen. Nuk mund të gënjej dhe të them që do të qëndroj tek Real Madrid edhe 10 vjet. Vetëm Zoti e di çfarë ka rezervuar për mua.” Sonte Luksemburg-Shqipëri
Shqipëria sot do të zhvillojë në mbrëmje ndeshjen e saj me Luksemburgun për fazën e grupeve të eliminatoreve të kampionatit europian Euro 2012.

Lajmet kryesore

Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Berisha: Lufta ndaj fenomenit, më e veshtira
Kukan: Të rinisë dialogu
Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
12 vjetori i Policisë së Kosovës
“Ushtria, emërime jo transparente”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›