Vrasja e policit hetime per nje shqiptar
Arkiv Një shqiptar nga jugu i Mitrovicës është në mesin e tetë personave të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi.
Sipas Telegrafit, lajmi është konfirmuar nga njëri prej hetuesve të ngjarjeve të fundit në veri, kryeprokurori i Qarkut të Mitrovicës, Shyqri Syla.
Syla ka njoftuar se shqiptari i përfshirë në “listën e zezë”, dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit.
“Përveç gjashtë të dyshuarve për vrasje të cilët janë banorë të Zubin-Potokut e rrethinës së këtij qyteti, prokuroria ka në listë si të dyshuar edhe dy persona të tjerë, njëri serb dhe njëri shqiptar, të cilët dyshohen për veprën penale të dhënies së ndihmës autorëve për kryerjen e veprës penale”, ka njoftuar Syla.
Enver Zymberi, polici hero
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi dekorimin e policit te njesise speciale te policise, Enver Zymberi, i cili humbi jetën në krye të detyrës.
Enver Zymberi u dekorua për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi nderroi jetë si pasojë e plagëve të marra në një pritë në komunën e Zubin Potokut, gjatë operacionit te 26 korrikut ne veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova 12 vjetori i Policisë së Kosovës
Më 6 shtator policia e Kosovës shënon 12 vjet të themelimit. Pjesë e policisë kosovare që prej 11 vjetësh është edhe Elmina Mahmuti.
Prishtinë, feja përcan aleatët
Partia e Drejtësisë e cila në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re është në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, të martën i ka drejtuar një kërkesë qeverisë së Hashim Thaçit. Largohet komandati i KFOR-it
Komandanti i KFOR-it në largim Erhard Buhler përjashton mundësinë që qeveria e Beogradit ka ndikim në strukturat kriminale në pjesën veriore të Kosovës. Jahjaga-Fyle: Të nisë dialogu për vizat
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Bruksel me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Britania: Mbështetje të fuqishme Kosovës
Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.
Lajmet kryesore
Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Berisha: Lufta ndaj fenomenit, më e veshtira
Kukan: Të rinisë dialogu
Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
12 vjetori i Policisë së Kosovës
“Ushtria, emërime jo transparente”