Largohet komandati i KFOR-it
Komandanti i KFOR-it në largim Erhard Buhler përjashton mundësinë që qeveria e Beogradit ka ndikim në strukturat kriminale në pjesën veriore të Kosovës.
Në konferencën e tij përmbyllëse të mandatit Buhler e përshkruan veriun si një zonë në të cilën dominon një strukturë njerëzish e armatosur, me lloje të ndryshme të armëve dhe me një popullatë të frikësuar e cila është lodhur nga ndjekja e kësaj strukture.
“Në duart e krimineleve në veri janë të gjitha llojet e armëve, ka eksplozive, AK 47, snajperë e gjithashtu disa armë anti-tank. Por ajo që më duhet të përsëris është se nuk shoh mbështetje politike të Serbisë ndaj këtyre bandave kriminale. Është e kundërta. Mendoj se ata e kanë bërë të qartë se janë të interesuar të luftojnë krimin e organizuar dhe një shembull është mbyllja e kufirit nga ana e Serbisë. Ajo që ne duhet të bëjmë është t’i luftojmw këto struktura kriminale, strukturat kriminale aktualisht po e sundojnë veriun, megjithatë ndikimi politik i tyre ka rënë. Atyre po u mbarojnë financat. Fatkeqësisht shumë serbë e shqiptarë kanë përfituar nga kjo situatë. Dhe ky është krim”, është shprehur Buhler.
Bazuar në konstatimet e tij, vet Buhler porosit pasardhësin e tij që gjatë mandatit të ardhshëm të merret me shkatërrimin e strukturave kriminale të cilat siç tha ai funksionojnë vetëm për pushtet dhe para. Gjenerali Buhler madje kërkon nga komandanti i ardhshëm që të respektojë zinxhirin komandues të policisë së Kosovës, pasi siç thotë ai edhe pjestarët serbë të policisë së Kosovës janë të frikësuar t’i ndjekin kriminelët në këtë pjesë.
“Ekziston vetëm një polici në Kosovë dhe kjo nuk ka të bëjë me pavarësinë ose statusin e Kosovës. Duhet të ketë vetëm një polici efektive, sepse një nga arsyet e situatës së tensionuar në veri është se policia nuk është efektive të luftojë krimin e organizuar”, tha Buhler.
I pyetur nga gazetarët për marrëveshjen e qeverisë me KFOR-in afati kohor i së cilës skadon me 15 shtator, komandanti i KFOR-it tha se kjo me gjasë do të vazhdojë pasi situata ende është e tensionuar.
Dhe duket se prioriteti me të cilën kishte nisur punën Erhard Buhler në komandën e KFOR-it, ai për reduktimin e forcave të NATO-s ka zbritur disa vende më poshtë. Gjenerali i cili pas dy ditësh largohet nga Kosova tha se reduktimi i forcave mund të propozohet në fund të vitit 2012.
Erhard Buhler lavdëroi punën e policisë së Kosovës sikurse edhe të forcës së sigurisë. Ndërkaq nuk munguan as fjalët pozitive për produktet kosovare.
Buhler bëri disa komente pozitive rreth ujit të Kosovës, pasi një gazetar duke marrë shkas nga dy shishe uji që ndodheshin në tavolinën, e pyet nëse preferon që dhe ushtarët e tij të pijnë ujin e Kosovës. Më 9 shtator Erhard Buhler ia dorëzon detyrën pasardhësit të tij, gjeneral majorit Erhard Dreës, i cili aktualisht ndodhet në veri të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vrasja e policit, hetime për një shqiptar
Një shqiptar nga jugu i Mitrovicës është në mesin e tetë personave të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi. 12 vjetori i Policisë së Kosovës
Më 6 shtator policia e Kosovës shënon 12 vjet të themelimit. Pjesë e policisë kosovare që prej 11 vjetësh është edhe Elmina Mahmuti.
Prishtinë, feja përcan aleatët
Partia e Drejtësisë e cila në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re është në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, të martën i ka drejtuar një kërkesë qeverisë së Hashim Thaçit. Jahjaga-Fyle: Të nisë dialogu për vizat
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar në Bruksel me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle, me të cilin ka diskutuar për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Britania: Mbështetje të fuqishme Kosovës
Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.
Lajmet kryesore
Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Berisha: Lufta ndaj fenomenit, më e veshtira
Kukan: Të rinisë dialogu
Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
12 vjetori i Policisë së Kosovës
“Ushtria, emërime jo transparente”