Euro 2012, Kroacia i kërkon dëmshpërblim UEFA-s

ASA (Albania Sport Agency) - Kroacia, kandidatja e bashkuar me Hungarinë për të pritur finalet e Euro 2012, që iu dhanë ciftit Ukrainë-Poloni duke mposhtur edhe Italinë, i kërkoi UEFA-s rimbursimin e shumës së shpenzuar për promovimin e kandidaturës së saj. Lajmin e jep gazeta kroate 'Jutarnji List' që i referohet deklaratës së presidenit të Federatës Kroate të Futbollit, Vlatko Markovic. "I thamë Platinisë se kemi pasur shpenzime të mëdha. Kërkojmë një shumë midis 2,5 -3,5 milionë eurosh dëmshpërblim", saktëson Markovic.
"Platini nuk ka thënë jo dh ena ka premtuar se kërkesa jonë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Besoj se nuk do të kemi probleme".