E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa Intertoto; Ekipi shqiptar kundër NK Zagreb të Kroacisë

ASA (Albania Sport Agency)Ekipi shqiptar, që do të marrë pjesë në Kupën Intertoto, nw turin e parë eliminator do të përballet me një kundërshtar nga Kroacia, që me shumë gjasa do të jetë NK Zagreb. Kjo është vendosur dje pas hedhjes së shortit në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Ende nuk dihet se kush do të jetë skuadra shqiptare pasi kampionati nuk ka përfunduar. Gjithsesi, një nga tri skuadrat shqiptare, Vllaznia, Partizani ose Teuta, është kandidati i mundshëm për të marrë pjesë në këtë kupë të organizuar nga UEFA. Ndeshjet e raundit të parë, ku marrin pjesë ekipe nga 28 vende të ndara në 14 cifte, do të zhvillohen më 23-24 qershor 2007 dhe ato të kthimit më 30 qershor-1 korrik 2007. Fituesi i ciftit Kroaci-Shqipëri (e kodifikuar me numrin 2) do të përballet në raundin e dytë me një ekip nga Turqia. Nëse ekipi shqiptar do të kualifikohet për në raundin e tretë, do të përballet me fituesin e ciftit Bosnjë/Andora-Rumani. Sezonin e kaluar nga Shqipëria mori pjesë Partizani, që u eliminua qysh në raundin e parë nga skuadra qipriote Ethinkos Achnas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›