E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Kuzhe: Grupi D, i vështirë për Shqipërinë

Trajneri i Kombetares se Shqiperise e ka cilësuar si te veshtire grupin D eliminator te Euro 2012, ku skuadra kuqezi do te luaje kunder Frances, Rumanise, Bjellorusise dhe Luksemburgut. Tekniku kroat, i cili ka qene i pranishem ne shortin e hedhur ne Varshave ka preferuar te tjere kundershtare, duke përjashtuar skuadrat ballkanase. I pyetur ne lidhje me objektivat e Shqiperis ene kete grup, Kuzhe eshte shprehur se nuk mund te beje nje parashikim realist. Nje gje te tille mund ta beje vetem pas ndeshjeve te para ne grup.

“Nese me pyesni se sa i veshtire eshte grupi nga 1 te dhjeta, nuk mund
te jap nje shifer te sakte. Eshte nje grup i veshtire dhe une nuk e doja
nje grup te tille. Sa i perket objektivit, si trajner duhet te jem
realist, por edhe optimist. Per te qene realist, futbolli shqiptar
renditet ne vazon e peste. Po ashtu duke qene realist, duhet te bejme
paraqitje te mira per t’u ngritur ne vendine katert ose te trete. Por si
trajner une dua te punoj ne nje atmosfere te mire. Duhet t’i marrim
ndeshjet nje nga nje dhe pasi te kemi luajtur ndeshjet e para, mund te
jap nje parashikim me objektiv”, tha Josip Kuzhe, trajner i kombëtares.

Pervec Frances, e cila eshte dhe favoritja kryesore ne grup, Shqiperia
do te perballet me Rumanine dhe Bjellorusine, ekipe keto qe kane mundur
me rezultat te thelle kuqezinjte ne eliminatoret e EURO 2008 dhe ne te
njeten kohe sollen dhe largimin e trajnerit te atehershem, kroatit
tjeter Oto Baric.

“Une jam ne dijeni te eksepriences se Baric me Bjellorusine dhe
Rumanine. Ne do te përpiqemi te mesojme nga gabimet. Por situata nuk
eshte e njejte. Pas shortit fola me trajnerin e Bjellorusise dhe me tha
se megjithëse atehere ata fituan 4-2, me shume ishin fjalet e bukura pas
ndeshjes se sa loja ne fushe”, vijoi Kuzhe.

Pas përcaktimit te grupit, Shqiperia do te mesoje edhe kalendarin e
ndeshjeve, i cili do te përcaktohet pas mbledhjes se perfaqesueseve te
gjashte skuadrave me 19 shkurt ne Luksemburg. Gjithsesi, Kuzhe eshte
shprehur se dëshira e tij eshte te perballet ndeshjen e pare me Francen
ne Tirane.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›