Irani fillon prodhimin e uraniumit të pasuruar
Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinejad i ka dhene perparesi organizates nderkombetare per energjine atomike te filloje prodhimin e pasurimit te uraniumit deri ne 20 %. Urdheri ka ardhur gjate nje fjalimi i transmetuar nga televizionet shteterore. “I kisha thene fuqive te medha qe prej dy muajve per te arritur nje marrëveshje per shkëmbimin e uraniumit dhe nese ata nuk do te ishin dakort do te kishim filluar vete pasurimin e tij” – deklaroi Ahmadinexhad duke inaguaruar nje ekspozite kushtuar teknologjise laser.
Nderkohe qe te marten e kaluar presidenti Ahmadinexhad ka deklaruar se
Irani ishte gati te arrinte nje marrëveshje me komunitetin nderkombetar
per te marre nga jashte karburantin ne baze te uraniumit te pasuruar ne
20%, per te cilen ka nevoje per te krijuar nje reaktor me baze
mjekesore ne kembim te uraniumit te pasuruar 3.5%.
Te premtem ministi i jashtem Manuchehr Mottaki ka konfirmuar se nje
marrëveshje ishte e afert . Nderkohe qe asgje e thene nuk ndodhi!
Projekt-marrëveshja e propozuar ndaj Iranit në tetor, pas tri ditësh të
bisedimeve në Vjenë, bente fjale per furnizimin e Iranit me uranium te
pasuruar me pothuajse 20% per te vendosur ne Teheran, një reaktor
bërthamor per trajtimin e kancerit ne 200 spitale në Iran.
Nderkohe qe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka deklaruar se
“nëse komuniteti ndërkombëtar mbetet i bashkuar, ende ka kohë, sepse
presionet ndaj Iranit dhe sanksionet kanë efektin e dëshiruar, por ne
duhet të punojnë së bashku". Po ashtu SHBA-ja dhe Gjermania kërcënuan më
sanksione të ashpra.
Adela Zeza
< I mëparshmi