E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger: Arsenali është jashtë garës për titull

Menjëherë pas humbjes së fundit 0-2 përballë kryesuesve të Çelsit, trajneri i Arsenalit deklaroi se kjo ishte një disfatë që vështirë të përtypet. “Ne tani jami jashtë garës për titullin. Megjithatë, do të luftojmë deri në javën e fundit të kampionatit”, thekson Arsen Venger. Ai beson se secili ekip mund të lërë pikë, dhe për këtë kërkon të interpretojë secilën ndeshje në mënyrën më të mirë.  “Është e vështirë për tu përtypur humbja e fundit, pasi në pjesën më të madhe të lojes ne mendonim se ishim më të mirët në fushë. Në pësimin e golit të parë ishim të shpërqendruar, dhe si pasojë erdhi edhe goli i dytë. Sidoqoftë unë mbetem krenar me paraqitjen e djemve të mi”, deklaron trajneri i Arsenalit menjëherë pas disfatës me Çelsin.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›