Euro 2012 Miroslav Klose prane rekordit

Pas kualifikimit për në Euro 2012, kombëtarja e Gjermanisë është gati të ndihmojë sulmuesin e saj Miroslav Klose të thyejë rekordin e Gerd Myller. Ky i fundit është shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses gjermane me 68 gola, ndërsa sulmuesi i Lazios numëron 62 gola në karrierën e tij me “Panzerat”. Duke nisur nga miqësorja e së martës kundër Polonisë, Klose do të ketë mundësinë t’i afrohet rekordit të legjendës së futbollit gjerman.
Gjithsesi, sulmuesi është shprehur se mendon më shumë për suksesin e kombëtares, ndërsa e cilëson sfidën e ardhshme në Varshavë si shumë speciale, pasi luan për herë të parë në vendin e origjinës së tij. “E rëndësishme për mua është të shënoj sa më shumë për të ndihmuar skuadrën në objektivat e saj. Sigurisht që do të më pëlqente të thyeja rekordin e një futbollisti të madh si Gerd Myller, por tani jam i përqëndruar te ndeshja e radhës”, ka thënë Klose.
Gjermania siguroi biletën për në Europianin e ardhshëm, pas një ecuri të shkëlqyer në grupin e saj eliminator, ku në ndeshjen e fundit mundi 6-2 Austrinë. Pas këtij suksesi, skuadra e drejtuar nga Joachim Lëv ka hyrë në historinë e kombëtares së së gjermanisë, e cila për herë të parë arrin të kualfikohet me pikë të plota në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian.
Nertan Prifti