E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Pacino nderohet me cmim ne Venecia

Një ndër emrat më të njohur në hollivud Al Pacino nderohet me një cmim të vecantë në Venecia ndësa shpalos dhe aftësitë e tij regjisoriale në "Wilde Salome ". Ky është viti i shtatë që në festivalin e Venecias nderohet një artis për kontributin e tij original e unik në kinemanë moderne. Në vitet e kaluara ky cmim është akorduar për Takeshi Kitano, Sylvester Stallone, Mani Ratnam etj.

Në ceremoninë gala drejtori i festivalit, Marc Mueller përshkroi Pacinon si një regjisor të jashtëzakonshëm eksperienca e të cilit është e vyer dhe origjinale e pasuron botën e filmave kontemporanë. "71-vjecari debutoi në ekranin e madh më 1969 e që atëherë ka realizaur më tepër se 40 role e ka fituar cmimin Oskar për interpretimin e një ish ushtaraku të verbër në filmin "Aromë gruaje". Ndërsa merrte cmimin, Pacino tentoi ti drejtohej publikut në italisht por menjëherë shprehu keqardhje qe nuk zotëronte si duhej gjuhën pavarësisht origjinës së tij.

"C’bëj kështu, rri këtu e flas anglisht? Jam Italian, pse flas anglisht? Do të doja të dija të flisja italisht, pasi të them të vërtetën e kam brenda meje deklaroi aktori, i cili u shpreh i nderuar dhe i lumtur që nderohej me cmimin special të jurisë. Ceremonia vijoi me transmetimin e dokumentarit premiere "Wilde Salome" , që tregon vënien në skenë të një ndër dramave më të njohura të Oskar Wilde, "Salome".

Delina Bitraku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›