Toure: Do ta tregoj veten sërish

Kolo Toure është i vendosur të dëshmojë se ai mund të tregojë formën më të mirë edhe pa tableta dietetike kur të bëjë rikthimin e tij në fushë në Premier Ligë.
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë është në fund të dënimit ku ishte pezulluar për gjashtë muajsh dhe tani është rikthyer në stërvitje pasi synon të tregojë se ai është mjaft i mirë për të qenë pjesë e ekipit të Roberto Mancinit.
30-vjeçari konsumoi ato që ai i cilësoi si tableta për dietë, por ai ishte pezulluar pas u vërtetua që ato ndodheshin në listën e barnave të cilat janë të ndaluara nga Federata Angleze.
“Ndjehem si 24, 25-vjeçar. Dua t`u tregoj të gjithë njerëzve të cilët mendojnë se Kolo Toure kishte nevojë për tableta, tableta uji, për të qenë një futbollist më i mirë. Unë vetëm desha t`u tregoj atyre dhe këtë edhe do të bëj”.
“Do të jap 100 për qind në çdo ndeshje të vetme për t`u treguar këtyre njerëzve se nuk kam nevojë për tableta uji për të qenë një mashkull më i mirë. Kam qenë në këtë Ligë për po thuajse 10 vite, duke qenë i pamposhtshëm me Arsenalin, duke bërë shumë ndeshje të mira. Vetëm dua t`u dëshmoj atyre”, ka thënë Toure për City TV.