E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 UEFA nis shitjen e biletave te ndeshjeve

UEFA ka nisur shitjen e biletave për ndeshjet e Euro 2012, që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni në datat 8 qershor deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm. Qeveria evropiane e futbollit ka organizuar dy ceremoni të veçanta në Kiev dhe Varshavë, ndërsa ka bërë të ditur se biletat e këtij kompeticioni do të bëhen on-line në adresën e UEFA-s në internet.

1.4 milionë bileta janë vënë në dispocizion për finalet e kampionatit evropian, ndërsa 85 përqind e tyre është e destinuar për tifozët. Pjesa tjetër do të shkojë për federatat anëtare të EUFA-s, që nuk do të luajnë në finalet e Euro 2012, zyrtarëve të futbollit, të ftuarve VIP dhe qeverive të vendeve që presin kompeticionin.

UEFA ka zyrtarizuar edhe cmimet biletave që variojnë nga 30 euro për vendet e kategorisë së tretë gjatë ndeshjeve në grupe deri në 600 euro për vendet e kategorisë së parë në ndeshjen finale që do të do luhet në Ëarshavë. UEFA i druhet tregut të zi, ashtu sic ka ndodhur edhe në kompeticionet e tjera të zhvilluara nga ajo dhe FIFA, ndërsa ka paralajmëruar ndëshkime për personat që do të kapen duke shitur biletat në tregun e zi.        

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›