21 janari Apeli liron tre gardistet

(UPDATE) Gjykata e Apelit ka liruar seancën e sotme tre gardistët e akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar. Mark Nikolli, Sadik Cela dhe Gazmend Ahmetaj, ndodheshin në qeli pas masës së sigurisë së vendosur nga gjykata e Tiranës, "arrest me burg" për 30 ditë, vendim i cili u shqyrtua sot nga Apeli.
Tre gardistët akuzohen se qëlluan me armë në 21 janar Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda, dhe Aleks Nika, i cili vdiq më vonë në një spital të Turqisë. Nënoficerët kanë kundërshtuar akuzat dhe kërkojnë lirimin nga gjykata e Apelit.
Tashmë në qeli ka mbetur vetëm shefi i shtabit të njësisë speciale Agim Lluo, nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim dhe tejkalim kompetencash.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 mars 2011 )