Euro 2012, Ukraina pritshmëri të madhe për përfitime
Zyrtarët e Ukrainës thanë se vendi do të fitojë deri në 1.5 miliardë dollarë gjatë kampionatit evropian të futbollit, i cili mbahet nga 8 qershori deri më 1 korrik.
Ministri i infrastrukturës Boris Koleshnikov tha se autoritetet duan që bizneset ukrainase, përfshirë restorantet, kafenetë dhe hotelet- të punojnë me kapacitet të plotë.
Ai tha se Euro 2012 do të ketë një “promovim shumë i mirë” për Ukrainën, e cila bashkorganizon kampionatin me Poloninë.
Koleshnikov tha se Ukraina i ka investuar rreth 5 miliardë dollarë në hotele dhe infrastrukturë.