E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbanin të mbyllur prej 8 vjetësh vajzën, arrestohet çifti boshnjak

Një çift boshnjak është arrestuar nën akuzat se ka skllavëruar dhe mbajtur të mbyllur një vajzë gjermane, për tetë vjet me radhë.Milenko Marinkoviç dhe Sllavojka gruaja e tij, janë ndaluar në një fshat në rajonin e Tuzllës më 17 maj, pasi një fqinj i ka informuar autoritetet.
 

Policia tha se vajza, e cila u gjet në gjendje të dobët fizike dhe psikologjike, i është nënshtruar “trajtimit çnjerëzor dhe torturave”.Prokurorët thanë se vajza, tani 19 vjeçare, e kishte të ndaluar të takonte njerëzit dhe po ashtu nuk lejohej të shkonte në shkollë.
 

Nëna e vajzës, një shtetase gjermane, kishte qenë një herë e martuar me Millenko Marinkoviç. Hetuesit e kanë marrë në pyetjen nënën e saj, në cilësinë e dëshmitares.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›