E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç-Nikoliç bashkërendojnë prioritetet kombëtare

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikoliç dhe ish presidenti Boris Tadiç njoftuan se do të punojnë së bashku për të zgjidhur të gjitha çështjet e rëndësishme, duke nisur nga Kosova, integrimi në BE e deri te ekonomia.

Nikoliç dhe Tadiç në daljen e parë para gazetarëve në presidencën serbe thanë se kusht për të trajtuar këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur, është formimi i Qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq, Nikoliç u shpreh se “nuk do të ngurojë t`i japë mandatin, atij që siguron shumicën prej 126 deputetëve në Kuvend."

Nikoliç dhe Tadiç, që 10 ditë më parë, në kuadër të fushatës akuzuan njëri-tjetrin për përfshirje në kriminalitet dhe për shkatërrim të Serbisë, sot kanë shfaqur "marrëdhënie të mira", ndërsa Tadiç deklaroi se do të "jetë një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në mandatimin e Nikoliç".

Ndërkaq Nikoliç tha se me Tadiç ka rënë dakord për "intensifikimin e bisedimeve" për arritjen e një konsensusi për Kosovën, sepse siç ka thënë kjo nuk është edhe një pyetje për kryetarët e shteteve apo kryeministrin, por për të gjithë qytetarët”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiç, ka pranuar që të jetë mandatar i qeverisë së re të Serbisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›