Euro 2012, sot hidhet shorti ne Varshave
Trajneri Josip Kuzhe dhe presidenti i FSHF-se, Armando Duka jane nisur nje dite me pare drejt Varshaves, ku sot do te ndjekin "live" hedhjen e shortit, per eliminatoret e "Euro 2012". Per kuqezinjte dita e sotme do te jete disi e vecante, sepse do te mesohen emrat e ekipeve kundershtare me te cilet do te perballemi gjate dy viteve te ardhshem. Trajneri Kuzhe nuk ka folur me pare per objektivat, ngaqe ishte ne pritje dhe do te mesoje sot se me cilat skuadra do te ndeshet ne eliminatore. Synohet edhe nje skuader e madhe, ne short. Nderkohe pas kthimit ne Shqiperi, Armando Duka do te rikandidoje me 9 mars, per te marre mandatin e trete ne krye te FSHF-se. Pikerisht ne kete dite do te zhvillohen dhe zgjedhjet per presidentin e ri.