E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia shtang Tiranen , Dinamo ndjek Besen nga ekrani

Aranit Muraci
Vllaznia gjen fitoren e shpreses se madhe ne Tirane, ku arriti te marre tre pike te cmuara ndaj kampioneve ne fuqi. Trajneri i Vllaznise Edi Martini shijoi njekohesisht fitoren e pare ne stolin shkodran, ne nje ndeshje ku edhe me optimisti nuk e kishte menduar kurre se do te ishte ai triumfuesi. Martini triumfoj perballe nje kundershtari, qe mori goditje te rende pas ndeshjes derbi me Dinamon, ku si te mos mjaftonte humbja, edhe masat e rrepta do te detyrojne Tiranen qe te perfundoje garen me trajner te pezulluar dhe pa kapitenin Muka, i denuar gjashte jave. Fitorja e Vllanzise dukej edhe me e veshtire, sidomos kur skuadra e drejtuar prej Martinit kapitulloi ne shtepi perballe debutuesve te Lacit. Megjithate, talenti Balaj shenoi golin e fitores ne "Qemal Stafa", ne nje stadium pa tifoze, duke nderprere rrugen e rezultateve negative per ekipin e tij dhe ngjitur disi ne klasifikim. Edhe pas fitores se djeshme Vllaznia ndodhen ne zonen "play- out", por tani me afer skuadrave te tjera dhe synimi i vetem i kuqebluve mbetet qe gjate fazes se fundit te shmanget pozicioni poshte kater vendeve te fundit. Tirana zhvilloi nje ndeshje te mire dhe krijoi rastet te shumta per shenim ne pjesen e pare, perballe Tiranes. Kur pritej goli i kampioneve ne fuqi, kane befasuar miqte, me Balajn dy minuta para perfundimit te ndeshjes. Tirana nuk pati as perkrahjen e tifozeve ne stadium dhe ne pjesen e dyte beri perpjekje te shumta per te barazuar rezultatin, pro pa mundur dot qe te arrinte synimin e saj final. Nderkaq, ne nje ndeshje tjeter qe eshte zhvilluar gjate dites se djeshme Laci vazhdoi serine e fitoreve, duke treguar se ka nje skuader te forte dhe te pergatitur mire. Pas fitores surprize qe Laci shenoi nje jave me pare ne "Loro Borici", dje ndaj Shkumbinit vendosi nje gol i Arlind Nores. Skuadra e Stavri Nices e sheh veten te distancuar nga ekipet e rrezikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›