Durrës, AER diskuton për sipërmarrjen në fushën e turizmit
Ka nis punimet dy ditore Asambleja e Rajoneve Evropiane në Durrës. Tematika është në lidhje me sipërmarrjen në fushën e turizmit kulturor, ndërsa Durrësi është përzgjedhur si qytet ku kjo sipërmarrje e sheh veten në zhvillim.
DURRES- Me një vijë bregdetare prej 62 kilomentrash, ku pjesa më e madhe është e pashfrytëzuar dhe një park arkeologjik të pasur, qarku i Durrësit është në pozitat më të favorshme për thithjen e sipërmarrjes në fushën e turizmit. Asambleja e rajoneve të Euorpës është një organizim që mbron të drejtave e rajoneve dhe koordinon zhvillimin e tyre. Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë thotë se ne nuk japim para, por koordinojmë dhe bashkëpunojmë gjetjen e financimeve që mund të thithen nga Bashkimi Europian.
Rajonet që në Shqipëri i njohim me termin Qark janë shumë të rëndësishme në Europë edhe nga pikëpamja e buxheteve, por edhe për organizimin e jetës në rang lokal. Ndërsa në vendin tonë procesi i decentralizimit është ende në faza fillestare por gjithsesi kjo nuk i pengon aspak qarqet e vendit për të prodhuar dhe vënë në jetë strategjitë e zhvillimit.
Përveç turizmit në këtë takim do të diskutohet edhe bashkëpunimi ndërkombëtarë i rajoneve përveç një tematike të rëndësishme kushtuar rolit të rinisë në nivel rajonal. (a.r/news24/balkanweb)