Euro U-17 2026, Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen kundër Kroacisë

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Shqipëria U-17 mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Europianit 2026 për këtë grup-moshë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije e gjithë skuadra do të jetë në dispozicion të trajnerit Fatjon Tafaj për ndeshjen e nesërme. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë u stërvitën me skuadrën.
Ndeshja Shqipëri-Kroaci do të luhet nesër në ora 11:30 në stadiumin “Trate Nedelišće” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF Tv.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndeshjen e parë kundër Holandës dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin 8.