E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euro U-17 në RTSH/ Shqipëria sfidon Gjermaninë, Franca pret Portugalinë

Europiani i moshave deri në 17 vjeç rikthehet sot në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar me takimet e dyta të vlefshme për Grupin A.

Shqipëria U-17 ndeshet sot përballë Gjermanisë U-17 në “Elbasan Arena”. Rrezultati në takimet e para e bën këtë ndeshje mjaft delikate për të dy ekipet, të cilat në rast humbjeje do ta kenë të vështirë të vazhdojnë aventurën në këtë turne. Ndërsa në orën 20:30 në “Arenën Kombëtare”, do të zbresin në fushë Franca U-17 dhe Portugalia U-17.

Të dy takimet do të vijnë për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›