Euro U-21, Shqipëria në grup të vështirëShqipëria U-21 “peshkoi” në Grupin 10, Bjellorusinë, Skocinë e Austrinë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 2001. Shorti u hodh në Danimarkë, aty ku dhe do të zhvillohen finalet e këtij

Shqipëria U-21 “peshkoi” në Grupin 10, Bjellorusinë, Skocinë e Austrinë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 2001. Shorti u hodh në Danimarkë, aty ku dhe do të zhvillohen finalet e këtij kompeticioni. Ndeshjet fillojnë, më 28 mars dhe përfundojnë më 7 shtator 2010.
“Mendoj se është një grup i vështirë, me skuadra që përfaqësojnë një futboll në rritje”, -citohet trajneri i Shqipërisë U-21, Artan Bushati.
Bjellorusia është një ndër finalistet e Kampionatit Europian U21 2009, finalet e të cilit zhvillohen në Suedi.
Shqipëria U-21 ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare, ku ka arritur 18 fitore, 23 barazime dhe 56 humbje, golaverazhi: 71 gola të shënuar, 173 gola të pësuar.
Në ndeshjen e fundit të Shpresave, Shqipëria U-21 arriti një fitore të shkëlqyer 3-0 kundër homologes nga Maqedonia, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Biljanini Izvori" në Ohrit, më 19 nëntor 2008.
Golat u shënuan nga Hysa (18’), Vila (45’) e Arbëri (80’). Në këtë ndeshje luajtën edhe talentet e rinj Ahmed Januzi e Renaldo Rama.
E Enjte, 05 Shkurt 2009