E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro bie ne 136.31 leke


Leku shqiptar shënoi një fitore tjetër kundrejt euros dhe dollarit dhe u forcua dje me 1.4 për qind, ndërsa shqiptarët vijuan të shesin eurot e tyre nga frika e pabazuar e shpërbërjes së monedhës së përbashkët europiane.

Sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro kushtoi dje 136.31 lekë, afro 2 lekë më pak se sa kushtonte të premten, ndërsa dollari kushtoi 101.52 lekë, 1 për qind më pak se të premten.

Hera e fundit kur euro kushtonte 136 lekë ka qenë shtatori i vitit 2010. Në krahasim me një javë më parë, leku është forcuar 2.9 për qind, duke shënuar një nga luhatjet më të forta të shënuara në vitet e fundit. Ndërkohë, ky dobësim masiv i euros shikohet vetëm në tregun shqiptar.

Në tregun ndërkombëtar, euro vijoi të fitojë terren kundrejt dollarit duke u shkëmbyer në kuotën 1.345 USD për euro. Ekspertët thonë se asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në treg për të justifikuar rënie kaq drastike të euros.

Në agjencinë e informacionit xe.com, ku paraqitet vlera mesatare e këmbimit të euros me lekun në tregun ndërbankar, euro u kuotua dje pasdreke në 136.7 lekë.

Shqiptarët që këto ditë po nxitojnë të shesin eurot e veta nga frika e shpërbërjes së kësaj monedhe duket se janë edhe njerëzit që po humbasin më shumë.

Kërkesë/oferta në treg do të stabilizohen gjatë ditëve të ardhshme me mbarimin e panikut dhe rreziku është që euro të kthehet në kuotën e këmbimit të periudhës para fillimit të panikut.

Ajo pjesë e shqiptarëve që po shfrytëzon rastin për të blerë eurot lirë po përfiton, ndërkohë që bankat dhe agjencitë e këmbimit valutor po fitojnë nga rritja e volumit të shkëmbimeve.

Deri më 21 nëntor, euro këmbehej për më shumë se 140 lekë, por në 30 nëntor zbriti nën 140 dhe gjatë katër ditëve të fundit pësoi rënien drastike.

Në tregun e hapur vërehet se bankat dhe agjencitë valutore kanë zgjeruar marzhet e ndërmjetësimit mbi normat e zakonshme të zbatuara prej tyre, një masë kjo që merret zakonisht gjatë periudhave të luhatshmërisë së madhe si mbrojtje ndaj rënies apo rritjes drastike të vlerës së lekut.

Në të gjitha rastet, janë konsumatorët ata që paguajnë panikun. Shqiptarët e kanë përdorur euron si një monedhë e vlefshme për të mbajtur kursimet dhe aktualisht më shumë se gjysma e depozitave mbahen në këtë monedhë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kriza, SHBA: Do ta ndihmojmë Greqinë
Nënpresidenti amerikan Joe Biden premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Greqinë, ndërkohë që kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e monedhës së përbashkët evropiane, euron, e cila ndodhet nën trysninë e borxheve gjigande. Java në shpëtim të euros
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë janë të mendimit se Bashkimit Europian i duhet një traktat i ri për t’i bërë ballë krizës së borxhit në Eurozonë. Harasani: CEZ vepron ndesh me ligjin
Deputeti i PS, Andis Harasani ka rishprehur shqetësimin e tij për keqmenaxhimin e drejtuesve të kompanisë CEZ, të cilët sipas tij marrin rroga marramendëse. Harta e pasurive nëntokësore
Ministria e Energjetikës publikoi një studim të plotë mbi rezervat nëntokësore të Shqipërisë, që sipas përfundimeve të ekspertëve rezultojnë të jetë të shumëllojshme. Shefi i CEZ, pagë 66 mijë euro
Deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani denoncoi në Kuvend pagat e larta që marrin drejtuesit e kompanisë CEZ, një pjesë e aksioneve të së cilës i përket ende publikut.


Lajmet kryesore

Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
“Eurostat”: 1.1 milionë shqiptarë jetojnë në BE
Harasani: CEZ vepron ndesh me ligjin
Rama takon Ahmetin e Thacin
“Shqip”: Dita e Rinisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›