E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali skandali me plehrat


Çështja e trajtimit të mbeturinave në Itali mbetet gjithnjë aktuale. Vetëm këtë javë që po mbyllet, një skandal përfshiu një sërë anëtarësh të Këshillit Rajonal të Lombardisë, që duket se kanë marrë ryshfete për të favorizuar qarkullimin e mbeturinave të rrezikshme pa respektuar ligjet e rrepta në këtë fushë.

E ndërkohë, Bashkimi Europian i ka dhënë vetëm dy muaj kohë përpara se të aplikojë sanskionet për Napolin, qyteti ku problemi i plehrave mbetet një plagë e vërtetë.

Përpara pak ditësh Rai transmetoi investigimin e gazetarit Emilio Casalini, i cili ka ndjekur rrugëtimin e paligjshëm të mbeturinave të rrezikshme nga Italia në Kinë, duke u hequr si trafikant.

Meqenëse ka punuar gjatë në këtë fushë, që tanimë e njeh mirë, e takuam Unë nuk e njoh me detaje ligjin, por vetëm koncepti i importimit të mbeturinave mua më duket çmenduri. Cdo vend prodhon sasi të mëdha mbeturinash dhe këto mbeturina duhen përpunuar e menaxhuar në vendin përkatës

Emilio Casalini
Gazetar i Rai-t, Itali në studion e tij për t’i kërkuar një mendim mbi importin e legalizuar të mbeturinave në Shqipëri.

“Unë nuk e njoh me detaje ligjin, por vetëm koncepti i importimit të mbeturinave mua më duket çmenduri. Cdo vend prodhon sasi të mëdha mbeturinash, i prodhojmë ne e i prodhoni edhe ju në Shqipëri. Keni frigorifere, kompjutera, materiale toksike, mbetje nga përpunimet e ndryshme. Këto mbeturina, e kam fjalën për mbeturinat e rrezikshme, prodhohen në çdo vend dhe duhen përpunuar e menaxhuar në vendin përkatës”, deklaron Casalini.

“T’i hapësh derën importimit të ligjshëm të mbeturinave më duket e pakonceptueshme. Të importosh, për të bërë çfarë? Unë si italian e shtroj pyetjen: çfarë impiantesh ka atje? Cfarë lloj çertifikatash kanë impiantet? Ç’garanci ka mbi impaktin që sjellin në mjedis e që mbeturinat trajtohen sipas rregullave? Deri sa këto pyetje nuk kanë një përgjigje të qartë edhe eksportimi nga Italia për shembull, nuk do të ishte i paligjshëm edhe nëse importi është i ligjshëm. E në këtë mënyrë është e qartë që u hapen më shumë mundësi atyre që duan ta bëjnë këtë në mënyrë të paligjshme”, thekson Casalini.

Emilio Casalini po niset për realizimin e një tjetër etape të investigimit të tij që ka marrë emrin “Spazzatour-Tour-i i Pleherave”. Mbeten në mend fjalët e tij: “As që mund ta imagjinoj përse është aprovuar një ligj i tillë”. Importi i plehrave
Ligji për mbeturinat
“Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së
BE: Nuk ju detyruam për plehrat

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

PS, taksat për pagat
Kodheli: E përshkallëzuar, deri në 20 mijë lekë asnjë detyrim
Harasani: CEZ vepron ndesh me ligjin
Rama takon Ahmetin e Thacin
“Shqip”: Dita e Rinisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›