E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro eshte e pakthyeshme

Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Draghi jep sigurinë e pakthyshmërisë së monedhës europiane. Në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde” Draghi deklaron se nuk ka asnjë rrezik për shkrirje të bashkimit monetar. Po shohim analistë të cilët imagjinojnë skenarë të shpërthimit të eurozonës shpjegon kreu i Eurotoëer, dhe kjo do të thotë se nuk kanë njohuri të mira të kapitalit politik që drejtuesit tanë kanë investuar në këtë bashkim dhe mbështetjen e europianëve. Duke iu referuar rolit të mbështetjes së BQE, Draghi ka shpjeguar se “ mandati ynë nuk është  zgjidhja e problemeve financiare të shteteve anëtare, por garantimi i stabilitetit të cmimeve dhe mbajtja e stabilitetit të sistemit financiar në të gjithë pavarësinë e tij. 
 Në vendimet tona shton guvernatori europian jemi shumë të hapur dhe nuk kemi tabu. Kemi vendosur të reduktojmë normën bazë të intëeresit në më pak se 1% sepse parashikuam që inflacioni të qëndronte pranë nivelit të 2% në fillim të 2013-ës. Një zgjedhje kjo sipas Draghit që do të jap efektet e saj sic është operacioni i huave në trë vjet për bankat për të përballuar një rrezik të reduktimit të kredisë. Duke folur për kontinentin e vjetër kreu i BQE ka shtuar se Bashkimi Europian nuk është në një rrezik recesioni, pavarësisht se në fillim të vitit rreziqet e përkeqësimit që u druheshim janë materializuar pjesërisht dhe situata gradualisht është përkeqësuar. Mario Draghi ka shtuar se në kuadër të Eurozonës, cdo lëvizje kundrejt një bashkimi financiar, i bilancit dhe ai politik sipas tij është i pashmangëshëm dhe do të cojë në krijimin e një organizmi të vetëm ndërshtetëror. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›