E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre vatra zjarri ne Lure

Rreth 15 ha pyll halor, kryesisht me pishat të bardha janë shkrumbuar në Lurë. Prej ditës së shtunë në këtë territor janë krijuar vatra zjarri ndërsa ditën e sotme, policia lokale njofton se janë tre të tilla. 
Më të fuqishëm dhe problematike po paraqiten dy vatrat e zjarrit përkatësisht në Fregj Lurë dhe në Llanas, kurse zjarri që ka rënë brenda parkut të Lurës, tek Liqeni i Zi, është në kontroll dhe drejt shuarjes. 
Të njëjtat burime tregojnë se dy toga ushtarësh ndodhen në vendngjarje, duke u ndihmuar edhe nga banorët, po mundohen të mbajnë kontroll zjarret si dhe të mundësojnë shuarjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›